Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë?

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Pikërisht këtë mesazh përcolli Vodafone Albania në eventin e radhës të “Prindërimit Digjital”, të zhvilluar këtë fundjavë në dyqanin Vodafone në TEG, si vijim i aktivitetit të parë në Teatrin e Kukullave. Qëllimi ishte i qartë: të forcohet roli i prindërve si Mbrojtësit Digjitalë, duke i pajisur me udhëzime praktike për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndërtuar një raport të shëndetshëm me teknologjinë.

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Prindërit u njohën me “Udhëzuesin Digjital”, një manual i bazuar në standardet britanike dhe i përshtatur për Shqipërinë, ku shpjegohet si të vendosen kufij kohorë, si të monitorohet përmbajtja online dhe si të zhvillohet një komunikim i hapur me fëmijët.

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Fëmijët, nga ana tjetër, i zbuluan këto rregulla përmes një quiz-i interaktiv me shtatë pyetje, ku për çdo përgjigje të saktë shpërbleheshin me 1 GB dhuratë. Loja u bë mënyra më e thjeshtë për t’i mësuar se teknologjia është e domosdoshme dhe argëtuese, por gjithmonë e shoqëruar me kujdes.

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania dhe Kryetare e Fondacionit Vodafone, theksoi se: “Interneti na ofron një det me mundësi, por dhe një mal me rreziqe. Prindërit kanë nevojë për njohuri e mjete, në këtë udhëtim të përbashkët me fëmijët e tyre, për t’i mbrojtur, për t’i udhëhequr, për t’i drejtuar, ndërkohë që ata përdorin botën digjitale. Ky është thelbi i fushatës prindërimi digjital. Fushata është konceptuar si një seri eventesh përgjatë një viti në formë interaktive dhe edukuese me komunitetet e prindëve, fëmijëve, por dhe mësuesve, ku ne do të zbërthejmë udhëzuesin e “Prindërimit digjtal”. Sot ishte një event për të mos u humbur, pjesëmarrja ishte fantastike, prindër, fëmijë, gjyshër madje, të cilët dhanë edhe përgjigje të sakta. Prindërimi digjital është një rrugëtim i përbashkët: Together we can!”

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Në event u prezantuan gjithashtu zgjidhje praktike si Kids Safety Watch dhe First-Phone Ready bundle, që ofrojnë siguri përmes filtrave të përmbajtjes, kufizimeve kohore dhe opsioneve emergjente.

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon

Vodafone Albania do të vijojë me aktivitete të ngjashme në dyqanet e saj, duke e bërë teknologjinë më të sigurt dhe më të dobishme për familjet shqiptare. Në këtë mënyrë, Vodafone Albania po forcon kulturën e prindërimit digjital në Shqipëri, duke i kthyer prindërit në gardianë të vërtetë të botës online./dritare.net

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon