
Fotot/ Pas takimit në selinë e PS, Rama dhe ministrat ulen për kafe
E Mërkurë 24 Shtator 2025, 19:07
Dritare.net
Pas mbledhjes së zhvilluar këtë pasdite në selinë rozë me kabinetin e tij qeverisës, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij u ulën për një kafe të përbashkët, duke shfaqur një moment më të relaksuar pas diskutimeve mbi vendimet e fundit qeverisë.
Takimi i mëparshëm kishte në fokus shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, punën për zgjedhjet e parakoshme dhe vendimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila, si dhe diskutime për respektimin e ligjit dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.
Në këto foto të dërguara nga LSA-ja shihet Rama me ministrat duke shkëmbyer mendime në një atmosferë më të qetë, larg tensioneve të mbledhjes zyrtare./K.C/dritare.net

















