Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe publikon videon: Si vidhen paratë nga llogaritë bankare në Binance dhe në XUEX!

Braçe publikon videon: Si vidhen paratë nga llogaritë bankare

Erion Brace ka postuar një video alarmante që tregon se si qytetarët në disa qytete, përfshirë Divjakë, Lushnjë, Fier, Gramsh dhe Lezhë, po vidhen përmes piramidave online.

Sipas videos, paratë po merren direkt nga llogaritë bankare në platforma si Binance, dhe më pas transferohen në destinacione të dyshimta si XUEX. Videoja përmban edhe prova konkrete, ku një nga personat e përfshirë është identifikuar si Joana, një KYC që ka drejtuar trajnime për agjentët që rekrutuan qytetarët dhe grumbulluan paratë për piramidën.

Brace paralajmëron qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre skemave mashtruese që po shfaqen gjithnjë e më shumë në internet.

"#DIVJAKE #LUSHNJE #FIER #GRAMSH #LEZHE TE TE VJEDHIN ME TELEFON NE DORE!! KJO ESHTE VIDEOJA ME DOMETHENESE-PROVE PER PIRAMIDAT ONLINE: KESHTU JU MERRNIN LEKET NGA LLOGARIA BANKARE NE BINANCE DHE NGA BINANCE NE XUEX! Shiheni VIDEON, NJERA NGA TE DYJA ESHTE JOANA; PERSONI KYC QE KA DREJTUAR TRAJNIME ME AGJENTET qe rekrutonin njerez e grumbullonin parate per PIRAMIDEN!", shkruan Braçe./K:C/dritare.net