
Vrasësi që tentoi të arratiset nga burgu i Fierit gjatë natës
E Enjte 25 Shtator 2025, 10:10
Dritare.net
Një incident i pazakontë është shënuar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar sërish të arratiset. Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar kohën e ajrimit për të tentuar të kalojë perimetrin e sigurisë së institucionit.
Kjo nuk është përpjekja e tij e parë, pasi ai mësohet të ketë provuar arratisjen edhe dy herë më herët, por gjithnjë pa sukses.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur Selmanaj u kap nga forcat e sigurisë në ambientet e ajrimit, në një kohë kur duhej të ishte kthyer në qeli.
Pas incidentit, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./K.C/dritare.net

















