Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vritet 51-vjeçari në Durrës, çfarë dihet deri tani!

Vritet 51-vjeçari në Durrës, çfarë dihet deri tani!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një banese.

Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se 51-vjeçari është goditur me thikë. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, i cili, sipas banorëve të zonës, nuk kishte probleme apo konflikte të njohura.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe po punon bashkë me grupin hetimor për të zbardhur motivet dhe autorësinë e mundshme të krimit. Deri tani nuk ka informacion mbi personat e dyshuar./K.C/dritare.net