Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe rrushin nga Greqia

Pesticide mbi normë në tregun shqiptar, AKU bllokon pjeshkat dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë e mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara në dy produkte të importuara nga Greqia: pjeshkë dhe rrush të kuq francez.

Të dyja produktet janë klasifikuar me risk për shëndetin e njeriut dhe janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare, pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara. Operatorët e biznesit ushqimor janë urdhëruar të njoftojnë të gjitha subjektet ku është shpërndarë produkti dhe të organizojnë kthimin e tij në rast se është ende në gjendje.

Një tjetër rast i shqetësueshëm lidhet me rrushin e kuq francez, gjithashtu i importuar nga Greqia, i cili rezultoi me pesticidin Propamocarb mbi normat e lejuara. Ky produkt u gjet në një supermarket në Lezhë, në një sasi prej rreth 800 kg.

AKU-ja ka ndërhyrë duke bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe ka nisur procedurat për asgjësimin e tij. Për të dyja rastet, janë bërë njoftimet përkatëse në sistemin RASFF./K.C/dritare.net