Na ndiqni edhe në

Bota

Yjet turq vijnë në Shqipëri

Yjet turq vijnë në Shqipëri

Dy nga emrat më të dashur të ekranit turk, Çagatay Ulusoy dhe Demet Özdemir, do të vijnë shumë shpejt për herë të parë në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i cili përmes një postimi në InstaStory ka ndezur kureshtjen e fansave. “Mezi po pres”, ka shkruar Dumani, duke lënë të kuptohet se vizita e dy aktorëve është vetëm çështje kohe.

Aktualisht, Çagatay dhe Demet janë protagonistët e serialit më të ri që ka nisur transmetimin në ekranin e Tv Klan, me titullin intrigues “Eshref Rüya”. Seriali po tërheq vëmendjen e publikut shqiptar me ngjarjet plot emocion dhe me kiminë e veçantë mes dy yjeve, të cilët janë ndër aktorët më të pëlqyer të momentit në Turqi dhe më gjerë.

Megjithëse lajmi për ardhjen e tyre tashmë është konfirmuar, ende nuk është bërë e ditur data e saktë apo detajet e aktivitetit që do të zhvillohet gjatë vizitës së tyre. Fansat në rrjete sociale po presin me padurim njoftime të tjera, ndërsa pritshmëritë janë të larta për një takim special me publikun shqiptar.

Ky do të jetë një nga eventet më të komentuar të këtij sezoni, duke sjellë në Tiranë dy nga figurat më të suksesshme të kinematografisë turke, të cilët kanë fituar zemrat e miliona shikuesve në mbarë botën./K.C/dritare.net