Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama bën lëvizje të reja në qeveri, ndryshime në tre ministri

Rama bën lëvizje të reja në qeveri, ndryshime në tre

Qeveria ka bërë lëvizje në kabinetin ekzekutiv me emërime të reja në disa dikastere. Silva Caka, ish-deputete e LSI-së, është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme.

Ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku Eugena Tomini merr detyrën e zëvendësministres. Po ashtu, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të organizimit të kabinetit të ri qeveritar i dalë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe pritet të shoqërohen me të tjera zhvillime në ditët në vijim./K.C/dritare.net