
Silva Caka emërohet zv.ministre e Brendshme
E Enjte 25 Shtator 2025, 14:02
Dritare.net
Silva Caka, një nga figurat e njohura të Partisë së Lirisë, ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike dhe t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Burime për Dritare.net konfirmojnë se Caka është emëruar zëvendësministre e Brendshme në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.
Kalimi i saj nga opozita në mazhorancë pritet të sjellë reagime brenda radhëve të Partisë së Lirisë./L.F-dritare.net

















