Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e katër nëndetëseve ruse që mbetën në Pashaliman!

Historia e katër nëndetëseve ruse që mbetën në

Ish-shefi i zbulimit shqiptar Hajro Limaj, i ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, solli dëshmi dhe fakte mbi një nga episodet më të nxehta të Luftës së Ftohtë në Shqipëri: bazën ushtarake të Pashalimanit dhe katër nëndetëset sovjetike që mbetën aty edhe pasi marrëdhëniet me Moskën u prishën. Limaj tregoi se Pashalimani ishte jo vetëm një bazë detare, por një pikë strategjike që për vite me radhë mbajti në ankth fuqitë e mëdha të kohës.

“Në vitin 1955 Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës, duke i hapur rrugë Bashkimit Sovjetik të vendoste flotën e tij në territorin tonë,” – tha Limaj. “Kjo i dha Moskës akses të drejtpërdrejtë në Pashaliman, ku u sollën 12 nëndetëse dhe një flotë e tërë detare.”

Sipas tij, Pashalimani u kthye në një sy vëzhgues të Mesdheut, prej nga sovjetikët monitoronin dhe kërcënonin flotën amerikane të armatosur me armë bërthamore. Por marrëdhëniet me Moskën u përkeqësuan shpejt. “Në vitin 1961 Shqipëria detyroi largimin e flotës sovjetike, ndërsa një vit më pas Kremlini përgatiti një plan pushtimi që u anulua për shkak të krizës së Kubës,” – tregoi Limaj.

Ai shtoi se pas largimit të sovjetikëve, “nga 12 nëndetëse, 4 mbetën në Pashaliman dhe iu kaluan Shqipërisë, duke u bërë baza e mbrojtjes detare të vendit, megjithëse kapacitetet tona nuk mund të krahasoheshin me Italinë apo Greqinë.”/dritare.net