
Netanyahu, i padëshiruar në Slloveni. Ja çfarë vendimi ka marrë ky vend ndaj kryeministrit të Izraelit!
Dritare.net

Sllovenia ka ndaluar hyrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në territorin e saj, në shenjë reagimi ndaj akuzave për krime lufte në Gaza dhe si pjesë e një politike të jashtme që synon respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Vendimi vjen pas njohjes zyrtare të Palestinës dhe një sërë masash të ndërmarra kohët e fundit kundër shtetit izraelit, përfshirë embargon e armëve dhe ndalimin e importit të produkteve nga territoret e pushtuara palestineze.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Neva Grasic, e cila tha se vendimi për ndalimin e Netanyahut lidhet drejtpërdrejt me akuzat e ngritura ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
“Publiku është në dijeni se kundër tij po zhvillohen procedura për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit,” deklaroi Grasic, duke shtuar se ky vendim përfaqëson një qëndrim të qartë të Sllovenisë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare.
“Sllovenia pret respektim të vazhdueshëm të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” theksoi ajo, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).
Ky nuk është rasti i parë që Sllovenia ndërmerr hapa konkretë ndaj qeverisë izraelite. Në korrik, qeveria sllovene ndaloi hyrjen në vend të dy ministrave të kabinetit izraelit – ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich. /Reuters
E.P-dritare.net

















