Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump dhe Erdogan takohen në Shtëpinë e Bardhë! Ja çfarë u diskutua!

Trump dhe Erdogan takohen në Shtëpinë e Bardhë! Ja

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, po zhvillojnë sot një takim në Shtëpinë e Bardhë. Përpara bisedimeve private, të dy liderët u shfaqën në Zyrën Ovale ku dhanë disa deklarata për mediat, duke prekur tema që nga zgjedhjet në SHBA, blerja e armëve amerikane nga Turqia, e deri te konflikti në Gaza dhe lufta në Ukrainë.

Ja një përmbledhje e asaj që u tha:


Trump e nisi duke përsëritur pretendimin e tij të rremë se zgjedhjet amerikane të vitit 2020 ishin manipuluar, dhe duke iu drejtuar Erdogan-it tha: “ai e di për zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo tjetër.”


Për naftën ruse, presidenti amerikan tha se do të donte që Turqia – një anëtare e NATO-s – të ndalonte blerjen e saj, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.


Erdogan tha se liderët do të diskutojnë shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35 dhe F-16, dhe Trump më pas ra dakord duke thënë: “Mendoj se ai do të ketë sukses në blerjen e gjërave që dëshiron të blejë.”


I pyetur nëse do t’i heqë sanksionet amerikane ndaj Turqisë, Trump tha se do ta bënte “pothuajse menjëherë” nëse takimi i sotëm do të ishte i mirë.
Për Gazën, Trump tha se beson se “jemi afër arritjes së një marrëveshjeje të caktuar,” veçanërisht pasi e kishte diskutuar çështjen me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme në OKB këtë javë./BBC