
Aksident tragjik në Peqin/ Punonjësi i pastrimit humb jetën!
E Enjte 25 Shtator 2025, 21:09
Dritare.net
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit.
Mësohet se viktimë ka mbetur një punonjës i pastrimit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se punonjësi i pastrimit u përplas nga një furgon në anë të rrugës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për rastin.

















