Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princ Leka: Pse vendosa të filmoj situatën me Elia Zaharinë!

Princ Leka: Pse vendosa të filmoj situatën me Elia Zaharinë!

Princ Leka ka folur për herë të parë lidhur me incidentin që u bë publik përmes një videoje të filmuar nga vetë ai, ku u përfshi një konflikt me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharinë.

I ftuar në “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani ai shpjegoi se kishte shkuar për të takuar vajzën e tyre, por situata doli jashtë kontrollit.

“Kur filloi acarimi, i thash administratorit të oborrit: ju lutem largoni vajzën menjëherë, që të qetësohej situata. Shyqyr që vajza ishte mirë”, tha Princ Leka.

Ai theksoi se nuk ka pasur dhunë dhe se nuk e ka dhunuar kurrë Elia Zaharinë:

“Kam dëgjuar narrativa të ndryshme në gjykatë, por nuk ka asnjë provë që unë kam qenë i dhunshëm. Nuk është e lehtë të largohesh nga shtëpia ime”, shtoi ai.

Princ Leka shpjegoi edhe arsyen pse filmoi momentin:

“Jam ndjerë një situatë që më mirë të kem një filmim, se kisha frikë se mos ishte e sajuar. Hapa kamerën, ka qenë këshillë nga këshilltarët. Kur kam qenë në sulm, nuk e kam hapur dot. Kur filmimet dolën në publik, ndjeva tradhti nga ata që i publikuan. Ata që ua kam besuar këtë filmim.”

Ai përfundoi duke theksuar se vetëm falë dokumentimit të situatës mund të shmangte pasoja më të rënda: “Nëse nuk e kisha filmuar, mund të kisha humbur lirinë”./ E.P-dritare.net