
Nuk kam tradhtuar! Divorci me Elia Zaharinë, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen me Blerten!
Dritare.net
I ftuar në Mirëmbrëma Yje nga Arbana Osmani, Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre, i cili u zbulua nga një video e filmuar nga vetë ai.
Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci.
Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.
“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore”, tha ai
Ndër të tjera ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.
“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, tha ai.
Sa i përket videos që u bë virale në media, ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj, tha se u pendua që e dorëzoi në polici.
“E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar…”, tha Princ Leka.
Pse e filmove videon?
Princ Leka: Shkova për të takuar vajzën pastaj situata doli jashtë kontrollit. Kur filloj acarimi, i thash administratorit të oborrit, ju lutem largoni vajzën menjëherë. Që të qetësohej situata. Vajza ishte duke u larguar. Shyqyr që vajza ishte mirë. Unë e di që janë bërë fushata për ish-bashkëshorten time, për të mirën e asaj, por ka vetëm një viktimë në këtë mes, dhe ajo është Geraldina. Është një vajzë e mrekullueshme… Kam dëgjuar edhe në gjykatë narrativa të ndryshme, nuk ka asnjë provë që unë kam qenë i dhunshëm, nuk ka pasur dhunë. Nuk e kam dhunuar Elian, asnjëherë. Nuk është e lehtë për t’u larguar nga shtëpia ime.
Jam ndjerë një situatë që më mirë të kem një filmim, se kisha frike se mos ishte një situatë e sajuar. Hapa kamerën, ka qenë këshillë që kam marrë edhe nga këshilltarët. Kur kam qenë në sulm, nuk e kam hapur dot. Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar. Ata që ua kam besuar ketë filmim. Nëse nuk do e kisha filmuar mund edhe të kisha humbur lirinë.

















