Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kupa e Botës! Trump: Vendos unë ku do zhvillohet!

Kupa e Botës! Trump: Vendos unë ku do zhvillohet!

Donald Trump ka deklaruar se do të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës nga qytetet që ai mendon se nuk janë të sigurta.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në disa shtete, duke përfshirë qytete të drejtuara nga demokratët si Nju Jorku, Los Anxhelosi, Seattle dhe San Francisko.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan tha: "Nëse mendoj se nuk është e sigurt, do ta zhvendosim ndeshjen nga ai qytet."

Trump shtoi se nëse një stadium ose qytet do të jetë sadopak i rrezikshëm për Kupën e Botës, ose për Lojërat Olimpike 2028 në Los Angeles, do ta zhvendosim.

Është e paqartë nëse Trump ka autoritetin për të ndryshuar vendet e turneut ndërkombëtar të futbollit, të drejtuar nga organi qeverisës botëror i sportit FIFA , i cili është përgjegjës për organizimin dhe përzgjedhjen e qyteteve pritëse.

Çdo ndryshim do të përballej me sfida logjistike, me Kupën e Botës që fillon zyrtarisht më 11 qershor dhe ndeshjet e para të organizuara nga SHBA-ja që zhvillohen të nesërmen.

Shtetet e Bashkuara do të jenë bashkë-organizatore të turneut me Kanadanë dhe Meksikën.

Presidenti amerikan ka kritikuar qytetet e drejtuara nga demokratët si të pasigurta dhe me kriminalitet të lartë. Ai urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Angeles dhe Washington DC për shkak të protestave dhe krimit, ndërsa ka kërcënuar shpesh se do të dislokojë trupa edhe në qytete të tjera si Çikago. Ndërkohë, sipas Sky News, administrata Trump do të kundërshtojë çdo përpjekje për përjashtimin e ekipeve izraelite nga UEFA dhe FIFA./dritare.net