Na ndiqni edhe në

Bota

Emri i Elon Musk del në dokumentet e Jeffrey Epstein. Për çfarë dyshohet!

Emri i Elon Musk del në dokumentet e Jeffrey Epstein. Për

Emri i miliarderit Elon Musk është përmendur në dokumente të reja të publikuara në lidhje me Jeffrey Epstein, të cilat hedhin dyshime për një vizitë të mundshme të njeriut më të pasur në botë në ishullin privat të financierit të dënuar për abuzim seksual me të mitur.

Sipas Sky News, këto dokumente u bënë publike nga Partia Demokratike në Komisionin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Në dosje përmendet gjithashtu edhe princi Andrew, i cili ka qenë pasagjer në avionin privat të Epstein.

Për sa i përket Musk, një shënim i brendshëm i vitit 2014 sugjeron se ai mund të ketë vizituar ishullin. Në programin e Epstein gjendet një kujtesë ku shkruhet:

“Kujtesë: Elon Musk në ishull, 6 dhjetor (a është ende e vlefshme kjo?)”.

Data është domethënëse, pasi në atë periudhë Epstein ishte regjistruar tashmë në listat zyrtare të personave të lidhur me krime seksuale që nga viti 2008.

As Musk dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar publikisht mbi këto pretendime, ndërsa dokumentet nuk përmbajnë prova të drejtpërdrejta për një vizitë reale në ishull./dritare.net