
Publikohet në fletoren zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt
E Premte 26 Shtator 2025, 21:09
Dritare.net
Pas vendimit të marrë një ditë më parë, sot është bërë publik në Fletoren Zyrtare akti i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi merr fuqi ligjore që nga sot, ndërsa Këshilli Bashkiak kishte votuar më parë pro propozimit për largimin e tij./K.C/dritare.net

















