Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Humb jetën vëllai i Gjestit

Humb jetën vëllai i Gjestit

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar Besart Kelmendi (Gjesti), fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta Express.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Për pasojë, Eldion Kelmendi humbi jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër, me inicialet K.B., është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale./K.C/dritare.net