
Shoqërohen në polici 25 kontrollorë të Aeroportit të Rinasit
Dritare.net
Shoqërohen në polici 25 kontrollorë të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit dhe prokuroria nisi hetimet për shpërdorim detyre ndaj tyre. Dje në orën 10 të mëngjesit u ndërprenë fluturimet në Rinas. Qindra qytetarë mbetën të bllokuar dhe hapësira ajrore e Shqipërisë u izolua për herë të parë, në një situatë të paprecedentë. Kontrollorët pretendojnë se u janë prekur pagat, ndërsa autoritetet e quajtën këtë akt, një grusht shteti.
Vetëm dje u ndërprenë 28 fluturime nga Shqipëria drejt destinacioneve të ndryshme, për shkak se një grup kontrolloresh ndërprenë punën duke thënë se ndihen të stresuar. Po ashtu u bllokua dhe lëvizja e mallrave, mes tyre dhe vaksinave që do të mbërrinin dje në këtë aeroport. Kryeministri Edi Rama u bëri apel kontrollorëve që të kthehen në punë sot, se ndryshe nuk do të gjejnë më një vend punë pranë Albcontrol.
Prej pasdites së djeshme Aeroporti i Rinasit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura dhe Ushtria për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit./K.C/dritare.net

















