
Greva në Rinas/ Prokuroria nis hetimet, shoqërohet në polici një nga kontrollorët
E Mërkurë 7 Prill 2021, 00:12
Dritare.net
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, ndërkohë që policia shoqëroi edhe njërin prej tyre, Muhni Mezini.
Emri i Mezinit qarkulloi në media si një prej kontrollorëve që kishte deklaruar se ishte i stresuar për shkak të situatës së krijuar ma pagat nçë këtë kompani shtetërore dhe se kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Përveç Mezinit mësohet se do të shoqërohen në polici edhe kontrollorë të tjerë./K.C/dritare.net

















