
Flet kontrollori: Nuk jemi në grevë, ne shkojmë në punë, por jemi përkohësisht të paaftë!
Dritare.net
Eni Mehja i cili është një nga kontrollorët e Rinasit thotë për A2 Business se ata nuk e kanë cenuar sigurinë kombëtare. Kontrollori shprehet se ai dhe kolegët nuk janë në grevë, ata shkojnë në punë, por përkohësisht ndihen të paaftë për shkak të stresit dhe lodhjes.
“Kjo situatë është krijuar prej një viti. Ne si kontrollorë jemi punonjës të devotshëm dhe të mirëtrajnuar për të kryer detyrën tonë. Çdo gjë që është thënë sot është thënë në mënyrë abuzive. Ne kemi detyrë për të ofruar siguri për linjat ajrore. Ne do ta kishim cenuar sigurinë nëse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi qenë të stresuar, do të futeshim në ambientet e punës dhe do të kishim punuar. Unë kam dhënë paaftësinë e përkohshme, që e kemi në procedurën standard. Nëse një kontrollor e ndjen veten të stresuar e të lodhur, ka të drejtë të shpallë paaftësinë e përkohshme. Ai duhet të paraqitet në vendin e punës, por të mos punojë në frekuencë.”,- u shpreh Mehja./K.C/dritare.net

















