Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lleshaj: Turp të përdoret Aeroporti i Rinasit për konfliktin politik!

Lleshaj: Turp të përdoret Aeroporti i Rinasit për konfliktin

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për A2Cnn foli për grevën e kontrollorëve në Rinas. Sipas Lleshajt siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti, por nëse cenohen interesat e shumë qytetarëve. Është e turpshme thotë Lleshaj, nëse pas kësaj çështjeje fshihen interesat politike.

“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme. Konflikti nuk zgjidhet me FA e polici, por me dialog mes palëve Nëse kjo është çështje politike është turp është e turpshme që të përdoren instrumente të kësaj natyre për të realizuar qëllimet politike. Nuk mund të shkohet në situata ultimative. Është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garantojnë shërbimet emergjente. Nëse një avion do të ulet në Rinas për një situatë emergjente dhe ti nuk e lejon atëherë ti bën një krim. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. Është një çështje shëndetësore, stres, tension fizik, apo çështje kontraktore e pagave apo të dyja? Kjo duhet të zgjidhet me maturi. Shoh tension në të dy palët dhe është gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Albcontrol është pasuri kombëtare. Çështja e pagave është e rëndësishme dhe meritojnë pagat e larta, por po flasim për një situatë të veçantë, ku pagat e të gjithë etniteteve janë ulur dukshëm dhe kjo duhet sqaruar mirë. Pagat janë në relacion të drejtë me njëra-tjetrën. Nuk mund të merren para në rrugë të tjera duhet ndarë së pari çështja nëse kemi të bëjmë me problem stresi psikologjik shëndetësor, apo ekonomik e financiar. Unë dua t’i mirëkuptoj por qëllimi i një hapi të tillë duhet te jetë i kufizuar te zgjimi i vëmendjes publike dhe besoj që është realizuar qëllimi i tyre për t’u dëgjuar nuk mund të shkohet në ekstreme të tjera se ka shumë punonjës në Shqipëri që mund të bëjnë dëm të madh.",- tha Lleshaj./K.C/dritare.net