Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Greva e kontrollorëve/ Mjeku thirrje Ramës e Ballukut: Zgjidheni situatën si Regani! Pushojini nga puna dhe zëvendësojini me të tjerë!

Greva e kontrollorëve/ Mjeku thirrje Ramës e Ballukut: Zgjidheni

Mjeku i njohur Edmond Faber i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku që ta zgjidhin situatën në Rinas si presidenti i SHBA-së Ronald Reagan në vitin 1981. Faber thotë se vaksinat duhet të vijnë patjetër në Shqipëri dhe njerëzit duhet të lëvizin lirshëm në Rinas.

Më poshtë postim i mjekut!

“5 Gusht 1981, Presidenti Ronald Reagan filloi pushimin nga puna të 11359 Kontrollorëve të Trafikut Ajror të cilët filluan një grevë duke bllokuar fluturimet në gjithë Amerikën. Kontrollorët kishin kërkesa të rritjes së pagës disa herë, etj etj të ngjashme me kërkesat e Kontrollorëve të Rinasit........

A e dini si e zgjidhi Presidenti Reagan këtë situatë #belindaballuku dhe #EdiRama ??

I pushoi nga puna pa të drejtë aplikimi në poste të ngjashme me Kontrollorin, dhe i zëvendësoi menjëherë me kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

AEROPORTI I RINASIT DUHET TË FUNKSIONOJË, VAKSINAT DUHET TË VIJNË NË SHQIPËRI, NJERËZIT DUHET TË LËVIZIN LIRSHËM NË RINAS. MINISTRIA E MBROJTJES DUHET TË MARRI NË KONTROLL TRAFIKUN AJROR. KJO DUHET BËRË URGJENTISHT.”/K.C/dritare.net