Ish-prokurori: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, të isha unë do t'i arrestoja
E Mërkurë 7 Prill 2021, 22:10
Dritare.net
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për News 24 se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale. Ai shprehet se nëse do të ishte vetë prokuror për këtë çështje do t'i arrestonte në flagrancë.
“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale. Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen.”,- u shpreh Hajdari./K.C/dritare.net