
Ndahet nga jeta Edita Qosja, vajza e akademikut Rexhep Qosja
Dritare.net
Në orët e hershme të mëngjesit të 29 korrikut ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut të njohur Rexhep Qosja.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i saj, Valjet Rexhepi, përmes një njoftimi publik. Humbja e saj ka prekur thellë familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër për dashamirësinë dhe përkushtimin e saj familjar dhe njerëzor.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Të pamet do të organizohen në Hotelin Grand – Prishtinë, për dy ditë me radhë: të mërkurën dhe të enjten (30 dhe 31 korrik), nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Qosja dhe Rexhepi për këtë humbje të madhe. Kujtimi për Editën do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që e deshën dhe e çmuan./L.F-dritare.net

















