
Ambasada Amerikane: 103 vjet bashkëpunim dhe miqësi me Shqipërinë
Dritare.net
Sot shënohet një moment i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, ku përkujtohen 103 vjet bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë mes dy vendeve. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e këtij partneriteti dhe fton qytetarët shqiptarë të njohin më mirë momentet kyçe të historisë së përbashkët.
Në postimin e saj, Ambasada shkruan:
“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët."
Ky postim vjen në një moment reflektimi për historinë dhe angazhimin e dy vendeve në përpjekjet e përbashkëta për zhvillim, siguri dhe bashkëpunim në rajon. Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e bashkëpunimit strategjik, duke nënvizuar se ky partneritet është një bazë e fortë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët./K.C/dritare.net

















