Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si funksionon sistemi shëndetësor në Austri? Dr. Ilirjan Baci rrëfen përvojën nga brenda!

Si funksionon sistemi shëndetësor në Austri? Dr. Ilirjan Baci

Në një intervistë ekskluzive për Dritare TV, mjeku shqiptar i njohur në Vjenë, Ilirjan Baci, tregoi me detaje se si funksionon sistemi shëndetësor austriak një nga më të mirët në Europë dhe si është të punosh në të si i huaj.

Austria ka një sistem të organizuar dhe të ndershëm, ku shëndetësia funksionon me dy kanale: publike dhe private, por pa ndarje diskriminuese mes pacientëve. Une punoj ne nje spital qe eshte publik dhrle privat Prioritet kanë gjithmonë pacientët me sigurime publike. Marrin shërbim cilësor, falas ose me pagesë qe mbulohen nga sigurimet ,” – tha Dr. Baci.

Ndërsa ata që zgjedhin të trajtohen si pacientë privatë, paguajnë çdo gjë vetë: nga konsultat te ndërhyrjet kirurgjikale.

Mjekët si artistë, jo thjesht profesionistë

Duke folur për kolegët e tij në Spitalin Ortopedik Speising, një nga më të mëdhenjtë në Austri, Dr. Baci tha:
“Janë artistë të vërtetë. Të përkushtuar deri në fund. Puna e tyre është mision, jo thjesht profesion.”

Ai theksoi se sistemi lejon që një mjek të punojë si në spital publik, edhe në klinikë private, por gjithçka është e rregulluar me ligj dhe me standarde të larta. Asnjë konflikt interesi nuk tolerohet.

Rregulla, protokolle dhe dinjitet

Në Austri, pacienti ndihet i mbrojtur. Çdo procedurë shpjegohet, çdo vendim dokumentohet. “Nuk ka vend për pasiguri apo nënkuptime. Ka protokolle, transparencë dhe mbi të gjitha respekt për pacientin,” – tha Dr. Baci.

Sipas tij, ky sistem u jep qytetarëve siguri sociale dhe shëndetësore, çka bën që njerëzit të mos kenë frikë për të ardhmen. “Punojmë, kontribuojmë, por në këmbim marrim dinjitet. Është një kontratë sociale që funksionon.”

Ky rrëfim është jo vetëm një panoramë e sistemit austriak, por edhe një thirrje për reflektim: Shëndetësia mund të funksionojë, nëse ka rregull, drejtësi dhe përgjegjësi. Dhe nëse Shqipëria dëshiron të ecë përpara, ky model mund të jetë frymëzues./ dritare.tv