Na ndiqni edhe në

Shqip

Doktori shqiptar në Vjenë: Do të kthehem. Është ëndrra ime!

Doktori shqiptar në Vjenë: Do të kthehem. Është

Ai ka ndërtuar një jetë dhe një karrierë shembullore në Vjenë. Është ndër më të vlerësuarit në Spitalin Ortopedik Speising te Austrise, ku trajton foshnja me probleme të lindura ortopedike dhe ku kolegët e quajnë me respekt “Mjeshter i allcise”. Por kur flet për të ardhmen, Dr. Ilirjan Baci nuk mendon për Austrinë, por për Shqipërine.

Në një intervistë të sinqertë në Dritare TV me gazetaren Rudina Xhunga, ai tha me bindje:
“Kur të dal në pension, dua të jem këtu. Në Tiranë, ose në Sarandë, nuk ka rëndësi ku. Por këtu. Kjo është ëndrra ime.”

Ai nuk ka hezituar ta shprehë: ndonëse jeton dhe punon në një vend me sistem të përkryer shëndetësor, me rregulla dhe siguri, zemra e tij ka mbetur në Shqipëri.

“Kam ikur me kokën pas, por me zemrën gjithmonë këtu,” – tha ai. Dhe në mënyrën më prekëse e shpjegoi se kthimi nuk bëhet me një shkëputje të menjëhershme, por ndodh gradualisht, me pushime më të gjata, me investime të vogla, me rrënjë që nuk janë këputur kurrë.

“Unë punoj në spital paradite dhe klinike private pasdite. Dhe paguhem mirë në Austri, por investimet i bëj këtu, në Shqipëri. Edhe fëmijët do detyrohen të vijnë këtu. Kjo është dhe dhurata ime për ta, gjuha dhe atdheu,” – tregoi me një ndjenjë të thellë përkushtimi.

Ilirian Baci nuk është vetëm një mjek i mirë. Ai është një atdhetar i heshtur, që punon çdo ditë për të qenë i denjë për vendin e tij, edhe kur ndodhet larg tij. Dhe ëndrra për t’u kthyer një ditë përfundimisht, është më shumë se një dëshirë. Është një vendim që rri në zemër e pret momentin e vet. “ 10 vitet që vijnë do ndodhë ndryshimi që prisnim për Shqipërinë. Për këtë jam i sigurt. Kam qenë gjithmonë, ndaj nuk u shkëputëm kurrë nga rrënjët tona.”- thotë Baci në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv./dritare.net