Na ndiqni edhe në

Shqip

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën evropiane të shëndetësisë

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën

Në jugperëndim të Vjenës, mes gjelbërimit dhe qetësisë së lagjes Speising, ndodhet një nga spitalet më të njohura në Europë për ortopedinë dhe rehabilitimin, Orthopädisches Spital Speising. Me një traditë të gjatë mbi 100 vjet, ky institucion shëndetësor është sot një qendër referimi për kirurgjinë ortopedike, mjekësinë e shtyllës kurrizore, ortopedinë pediatrike dhe rehabilitimin pas operacioneve të rënda.

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën

Spitali njihet jo vetëm për mjekët e tij elitarë, por edhe për kërkimet shkencore, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe teknologjitë më të fundit, që e vendosin në të njëjtin nivel me qendrat më të mëdha shëndetësore në Gjermani, Zvicër dhe SHBA.

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën

Mjeshtri i allçisë, një shqiptar në Speising

Mes emrave të mëdhenj që mbajnë gjallë këtë spital, është edhe një shqiptar, Ilirjan Baci, mjeshtër i allcise, sic e quajne kolegët austriakë. Ai ka fituar admirimin e stafit jo vetëm për profesionalizmin dhe përkushtimin, por edhe për përvojën e tij të pasur.

Ilirjan Baci i cili është bërë pjesë e stafit të Speising prej shume vitesh, po lë gjurmë të forta në një spital ku çdo nderhyrje konsiderohet një sfidë dhe një art më vete. Ai është dëshmi se mjekët shqiptarë, me punë të ndershme dhe pasion, mund të arrijnë ne qendrat kryesore te mjekësisë botërore.

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën


Çfarë e bën Speising unik?
• Ekspertiza në ortopedi pediatrike: Një nga departamentet më të mira në Europë për trajtimin e deformimeve te fëmijët.
• Kirurgji minimale invazive: Teknologji të avancuara që mundësojnë shërim të shpejtë dhe me pak dhimbje.
• Rehabilitim i integruar: Pas operacioneve, pacientët ndjekin programe të personalizuara fizioterapie, duke rikthyer shpejt lëvizshmërinë.
• Bashkëpunime ndërkombëtare: Speising është partner i qendrave elitare në Zvicër dhe SHBA, duke sjellë praktikat më moderne.

Një shqiptar në Spitalin Ortopedik Speising, në kryeqendrën

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët në diasporë, që jo rrallë përballen me sfida shëndetësore dhe kërkojnë ekspertizë të lartë mjekësore. Ilirjan Baci në Speising, shembulli që na bën krenarë, është i ftuar sot në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv./dritare.net