Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një ekspozitë historike në Chambéry

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

Trashëgimia ikonografike shqiptare do të udhëtojë drejt Francës në një nga ekspozitat më të rëndësishme kulturore të dekadës. Mbi 45 vepra të çmuara nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar (MKAM) në Korçë do të ekspozohen në Muzeun e Arteve të Bukura në qytetin historik të Chambéry, Francë, duke sjellë për herë të parë për publikun francez dhe ndërkombëtar thesaret ikonografike shqiptare.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga maji deri në tetor 2026, do të përfshijë një përzgjedhje të ikonave më përfaqësuese të artit mesjetar shqiptar një dëshmi e pasurisë shpirtërore, artistike dhe kulturore që rrjedh nga shekujt.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

Pas qëndrimit në Chambéry, ekspozita do të zhvendoset në një qytet tjetër francez, ku do të qëndrojë deri në mars 2027, duke forcuar kështu rrjetin e bashkëpunimeve mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

MKAM, me një fond prej mbi 8200 objekteve muzeale, përfshirë 6400 ikona, përfaqëson koleksionin më të madh të ikonave në botë. Ky muze është një pikë referimi jo vetëm për artin shqiptar, por edhe për studimet dhe promovimin e trashëgimisë bizantine dhe postbizantine në nivel ndërkombëtar.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

Ky projekt është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, institucioneve muzeale franceze dhe Komitetit Shkencor francez, duke forcuar lidhjet kulturore dhe shkëmbimin profesional ndërmjet dy vendeve.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

"Kjo ekspozitë është një hap domethënës drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar dhe afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore," shkruan ministri Blendi Gonxhja.

Ikonat shqiptare në zemër të Francës. Një

Përmes këtij prezantimi, arti ikonografik shqiptar pritet të zërë vendin që i takon në hartën kulturore europiane, duke dëshmuar vlerat dhe identitetin unik të një trashëgimie që tejkalon kufijtë kombëtarë./L.F-dritare.net