Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kushtetuesja i vë kufij SPAK-ut: Ndalohet sekuestrimi i celularëve pa vendim gjykate!

Kushtetuesja i vë kufij SPAK-ut: Ndalohet sekuestrimi i celularëve pa

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet konfirmuese të Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ymeri pretendonte se me këtë veprim i ishte cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës private, si dhe të dhënat personale.

Pas një seance maratonë 7-orëshe, Kushtetuesja vendosi se është shkelur e drejta e Onejda Ymerit, duke theksuar se ajo nuk ka qenë subjekt i hetimit penal apo e akuzuar në këtë proces.

Në vendim thuhet se SPAK duhet të fshijë menjëherë kopjet e korrespondencës që nuk lidhen me hetimin, ndërsa sekuestrimi i celularit nuk konsiderohet thjesht si sekuestrim i një sendi, por si sekuestrim i korrespondencës, e cila mbrohet nga Kushtetuta dhe nga arbitrariteti.

Gjykata Kushtetuese thekson se, në rastet kur prokuroria sekuestron celularin në mënyrë urgjente, duhet të paraqitet menjëherë në gjykatë, ku shqyrtimi i të dhënave duhet të jetë specifik dhe i kufizuar vetëm në ato elemente që lidhen me hetimin./K.C/dritare.net