Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Strategjia e re për sektorin audiovizual, takim i ministrit Blendi Gonxhja me kineastët shqiptarë

Strategjia e re për sektorin audiovizual, takim i ministrit Blendi Gonxhja

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me kineastët shqiptarë dhe Kryetarin e ri të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ku prezantoi strategjinë e re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e transparencës, rritjes së standardeve profesionale dhe zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare për industrinë kreative. Strategjia e re, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, përfshin edhe rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, që synon thjeshtimin e procedurave dhe mbështetjen e projekteve cilësore.

Ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council prezantuan mundësitë që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.

Ministri Gonxhja theksoi se me një qasje gjithëpërfshirëse dhe partneritete të qëndrueshme, Shqipëria mund të ndërtojë një ekosistem të fortë audiovizual që përfaqëson identitetin kulturor dhe ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore.

Postimi i ministrit Blendi Gonxhja

"Takim me kineastët shqiptarë dhe Kryetarin e ri të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri.
Një moment i rëndësishëm për të ndarë me komunitetin e industrive kreative prioritetet tona për të ardhmen, duke vendosur në qendër transparencën, rritjen e standardeve profesionale dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Gjatë takimit, së bashku me përfaqësues të QKK-së dhe ekspertë ndërkombëtarë të ftuar nga British Council, prezantuam pikat kryesore të strategjisë së re për audiovizualin, e ndërtuar mbi nevojat dhe potencialin e tregut vendas dhe ndërkombëtar, rregulloren e re të aplikimit në Qendrën Kombëtare të
Kinematografisë, e cila synon të thjeshtojë procedurat dhe të krijojë më shumë hapësira për projekte cilësore si dhe mundësitë konkrete që ofron Media Desk i Creative Europe për përfshirjen e kineastëve shqiptarë në rrjete dhe bashkëprodhime evropiane.
Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore.", shkruan Gonxhja në Facebook./K.C/dritare.net