
Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë që ndihem e turpshme. Kjo situatë më bën shumë të ndrojtur. Ju lutem më duhet një këshillë nga ju? Ju faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Turpi është një emocion kompleks që ndodh kur ndihemi të gjykuar ose të
papërshtatshëm. Nga aspekti psikologjik turpi është i lidhur ngusht me vetëvlersimin dhe gjykimet. Ky emocion mund të përshkruhet si një reagim ndaj një dështimi të perceptuar për të përmbushur prirjet e atyre përreth nesh .Ndjenja e turpit shoqerohet me mendime autokritike dhe ndjenja faj të cilat mund të jenë paralizuese.
Sikleti, modestia, pamjaftueshmëria janë emocione të lidhura me të dhe shfaqën në kontekste të ndryshme. Turpi dhe faji shpesh ngatërrohen, por ato përfaqësojnë dy emocione të dallueshme, por të lidhura. Të dyja lindin nga perceptimi i shkeljes së normave ose vlerave, por ndryshojnë në fokusin e tyre. Turpi ka origjinë të thellë dhe në një këndvështrim përfaqëson një mekanizëm rregullimi shoqëror , sepse na ndihmon të njohim sjelljet që konsiderohen të papërshtatshme dhe t'i korrigjojmë ato duke favorizuar pranimin tonë brenda grupit.
Në këndvështrimin tim kapërcimi i turpit kërkon një udhëtim vetëpranimi dhe si fillim do t’ju sugjeroja të njihni dhe të pranoni emocionin. Të kuptuarit se turpi është një përvojë universale mund të ndihmojë në uljen e intensitetit të tij. E dashur
lexuesja jonë kërkoni mbështetje. Të folurit me një person të besuar ose një psikolog mund t’ju ndihmojë të kultivoni vetëdhembshurinë. Lexuesja jonë të mësosh të mos e gjykosh veten shumë ashpër është thelbësore për të kapërcyer ndjenjat e turpit dhe pamjaftueshmërisë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net

















