
7 gjëra të përditshme që i kemi përdorur gabim, deri më sot!
Dritare.net
Jeta jonë është plot me veprime të përditshme që i bëjmë në mënyrë automatike. Jemi të bindur se po i bëjmë siç duhet, sepse kështu na është mësuar ose sepse të gjithë rreth nesh i bëjnë po njësoj. Megjithatë, rezulton se shumë gjëra të zakonshme kanë mënyra më efikase ose më të sakta për t’u përdorur. Këtu janë 7 shembuj që mund të ndryshojnë mënyrën si e shohim rutinën tonë.
Fërkimi i parfumit në kyçet e duarve
Vendosja e parfumit në kyçe dhe më pas fërkimi i tyre është një gabim i zakonshëm. Fërkimi i shkatërron molekulat e aromës. Më mirë është ta aplikoni parfumit dhe ta lini të thahet në mënyrë natyrale.
Përdorimi i shkopinjve të pambukut për pastrimin e veshëve
Shkopinjtë e pambukut nuk janë krijuar për të pastruar kanalin e veshit. Ekspertët këshillojnë që të mos përdoren fare për këtë qëllim. Përkundrazi, ata mund ta shtyjnë dyllin më thellë, duke shkaktuar bllokim.
Aplikimi i antidjersës
Shumica e njerëzve e përdorin antiperspirantin në mëngjes, para se të dalin nga shtëpia. Megjithatë, ai funksionon më mirë nëse aplikohet në mbrëmje, kur gjëndrat e djersës janë më pak aktive. Kështu vepron më mirë në bllokimin e djersitjes.
Ngrohja e ushqimit në mikrovalë
Nëse zakonisht grumbulloni ushqimin në qendër të pjatës, po e bëni gabim. Është shumë më efikase ta shpërndani ushqimin nëpër skajet e pjatës, duke lënë qendrën bosh. Në këtë mënyrë, ushqimi nxehet në mënyrë më të njëtrajtshme.
Pastrimi i mikserit elektrik
Në vend që të përpiqeni të pastroni me dorë tehët e mprehtë, thjesht hidhni ujë me pak detergjent në mikser dhe ndizeni për disa sekonda. Ai do të pastrohet vetë, në mënyrë të sigurt dhe efikase.
Përdorimi i kufjeve të vogla për në vesh
Nëse kufjet tuaja bien vazhdimisht, ndoshta po i vendosni gabim. Shumica e kufjeve duhen futur me majën që shkon lart dhe pas veshit, në mënyrë që të qëndrojnë më mirë.
Qërimi i mandarinës
Të lodhur nga qërimi i çdo cope mandarine me thonj? Provoni ta prisni frutin horizontalisht në mes dhe më pas shtyjeni lehtë lart, copat e saj do të ndahen dhe do të dalin vetë./K.C/dritare.net

















