
Horoskopi javor i Peshores 28 korrik- 3 gusht 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Marsi që në përgjithësi ju ka nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitë të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Nëse keni një lidhje do i mbani larg debatet dhe do mundoheni ta bëni çdo ditë sa më të veçantë. Nëse keni beqarë ka mundësi të fiksoheni keq pas dikujt dhe do lëvizni çdo gur për ta bërë për vete. Si do jetë rezultati final? Prisni dhe do e shihni. Në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje. As vete nuk e kishit menduar se mund të arrinit gjithçka me aq lehtësi. /dritare.net

















