Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e Aron Balajt. Flet stafi mësimor!

Historia e Aron Balajt. Flet stafi mësimor!

Ngjarja e rëndë e ndodhur në një hotel në qytetin e Vlorës, ku Aron Balaj, një 18-vjeçar që punonte si kamerier, u dhunua fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër, ka shkaktuar tronditje dhe indinjatë të thellë në opinionin publik.

Përtej dhunës ajo që ka prekur më së shumti është qetësia dhe dinjiteti i jashtëzakonshëm që tregoi i riu gjatë gjithë ngjarjes. Aroni është një nxënës shembullor në shkollën e mesme të Vlorës, me nota të shkëlqyera dhe senator i klasës së tij. Mësuesja kujdestare, Vali Veshaj në një intervistë për Dritare TV e përshkruan si një djalë të edukuar, të matur dhe të përkushtuar ndaj dijes dhe punës:

“Ka ëndrra për të studiuar inxhinieri kompjuterike, është larg veseve të këqija dhe punon për të qenë i pavarur financiarisht.”

Reagimet kanë ardhur edhe nga stafi pedagogjik i shkollës ku studion Aroni. Eralda Bejleri, pjesë e stafit, shkruan në një koment në Dritare TV:

“Jam pjesë e stafit në shkollën ku studion Aroni! Është një djalë special dhe nxënës shumë i mirë që besoj me shumë i ka dhembur fyerja në publik se dhimbja fizike! Ajo skenë më tronditi si nënë , mësuese e qytetare! Jemi me ty Aron!

Historia e Aron Balajt. Flet stafi mësimor!

Edhe Xhulieta Pashaj, edukatorja e Aronit për tre vite, shprehu dhimbjen e saj dhe mbështetjen për familjen e tij:

“Aron Balaj vjen nga një familje e shkëlqyer vlonjate me dy prindër model. Unë kam patur fatin të jem edukatorja e tij prej tre vjetësh dhe ishte një fëmijë inteligjent, i dashur dhe shumë i edukuar, një fëmijë qe premtonte për të ardhmen. U ndjeva keq kur e pashë nëintervistë dhe sytë mu mbushën me lot. Sa botë e pa drejtë njeriun e mirë e ndjek e keqja nga mbas. I them Ilirit të atit të mos mërzitet se ato shuplaka ka rënë mbi ne të gjithë si shoqëri. Por kam bindjen se ky popull do ndërgjegjësohet dhe do të jetë më i përgjegjshëm dhe më qytetare, se vetëm toleranca dhe qytetaria do të triumfojë dhe jo dhuna. Aronit i uroj suksese dhe ju realizofshin dëshirat”.

Historia e Aron Balajt. Flet stafi mësimor!

Ngjarja ka sjellë reagime të forta publike dhe institucionale. Efektivi Ardian Isufi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij është hapur një hetim disiplinor.

Historia e Aron Balajt. Flet stafi mësimor!

Ndërsa hetimet vazhdojnë, historia e Aronit mbetet një shembull frymëzimi, duke treguar se qytetaria, përulësia dhe forca morale janë më të fuqishme se çdo akt dhune. Ai është një djalë i thjeshtë, por me vlera të mëdha, që me sjelljen e tij po i jep gjithë shoqërisë shqiptare një leksion për dinjitetin dhe edukatën./L.F-dritare.net