Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avionët zjarrfikës nga Italia vijnë në ndihmë për shuarjen e zjarreve, në jug të vendit

Avionët zjarrfikës nga Italia vijnë në ndihmë për

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës i tipit Canadair është nisur nga Italia drejt Shqipërisë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve që kanë përfshirë zonat jugore të vendit. Mjeti ajror do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Në një njoftim zyrtar, Mbrojtja Civile bën me dije:
“Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.
Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.”

Ndërkohë, sipas të njëjtit njoftim, helikopterët e Forcës Ajrore shqiptare do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës, ku janë identifikuar gjithashtu vatra aktive zjarri./K.C/dritare.net