Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Asnjë tolerim për punonjësit e shtetit që cënojnë qytetarët

Rama: Asnjë tolerim për punonjësit e shtetit që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një efektiv policie jashtë shërbimit u përfshi në një konflikt fizik me stafin e një lokali. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se pezullimi nga detyra është vetëm hapi i parë, duke kërkuar përjashtimin përfundimtar të efektivit nga radhët e Policisë së Shtetit dhe ndjekjen e tij penale sapo të dalë nga spitali.

“Kjo është një sjellje e papranueshme që cënon besimin e qytetarëve dhe imazhin e uniformës së shtetit. Nuk do të ketë më tolerim për askënd që shkel ligjin, as gjatë shërbimit e as jashtë tij,” – shkruan Kryeministri.

Rama paralajmëroi gjithashtu masa të reja në kuadër të reformës së kontrollit të territorit, duke theksuar se të gjithë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me komunitetin do të mbajnë përgjegjësi të shtuar ligjore për sjelljen dhe veprimet e tyre.

Sipas tij, çdo punonjës shteti që shfrytëzon në mënyrë të paligjshme prona publike apo ndërton pa leje për përfitime personale, do të përballet jo vetëm me ndëshkime ligjore, por edhe me përjashtim të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm nga sektori publik për një periudhë afatgjatë./L.F-dritare.net