
Video/ Efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga një efektiv policie jashtë detyrës, si edhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 26 korrik, në hotel Regina Garden në Vlorë, ku kamerieri është dhunuar gjatë orarit të punës në prani të klientëve, vendas e të huaj.
Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, aktualisht polic në Policinë e Dibrës, dhe një person tjetër i njohur për blutë e Vlorës, Leart Bimo, kanë pretenduar se kamerieri i ka çuar një shishe ujë më tepër se çfarë ata kishin porositur. Kamerieri Ron Balaj dallohet teksa qëndron pranë banakut, ndërsa i pari shkon pranë tij Isufi, ku dallohet teksa flet me kamerierin dhe më pas e qëllon me shpullë në faqe. Më tej, afrohet Leart Bimo, i cili dallohet më i ashpër dhe e qëllon disa herë më shpulla.
Dhuna ka ndodhur në prani të klientëve që të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh. I riu ka bërë kallëzim në polici dhe është marrë në pyetje nga blutë e Vlorës, bashkë me punonjës të tjerë të hotelit e dëshmitarë.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës, ndërkohë që vetë i riu tregon edhe se si nisi sherri dhe momentin e dhunës.
“Quhem Ron Balaj, jam tetëmbëdhjetë vjeç, punoj këtu tek Regina Garden. Erdhën dy zotëri, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t'ua çoja porosinë.
Porosia, ishte një shishe ujë e madhe, një shishe e vogël, një makjato. Ia çova në tavolinë dhe tjetri më thotë vetëm një ujë sill. Po vëlla, ta heq unë ujin i thashë. Shahu dhe herë të tjera. Ia hoqa ujin nga tavolina, i thashë vëlla do ta heq unë ujin, vetëm s'ka nevojë të shash, se edhe ai tjetri padashje e ka bërë.
Vijnë të dy burrat më ndjekin deri në banakë. Jo po pse ashtu, jo po pse kështu vjen më kap me dorë ai, jo po pse flet ti tërë pordhë. I thashë vëlla, të lutem mos kap me do.
Menaxheri ishte aty, të lutem mos kap me dorë. Vjen ai tjetri nga pas dhe më qëllon tre herë. Të parën me dackë e dy të tjera me grusht, mu në mes të lokalit atje, se i çova një bidon më tepër. Kaq ishte e gjitha”, tregon ai./shqiptarja.com
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















