Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë

Foto/ Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa

Kate Middleton është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj më të fundit, ku u shfaq krah Princit William në një vizitë në Muzeun e Historisë Natyrore. Por këtë herë, dukja e Princeshës së Uellsit i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Foto/ Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa

Ndryshe nga dalja e saj e fundit publike, Kate u shfaq me flokë dukshëm më të gjatë dhe shumë më të çelur, një transformim i papritur dhe i pazakontë që menjëherë ndezi komentet në rrjete sociale.

Foto/ Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa

Shumë admirues e përgëzuan për pamjen e re dhe për buzëqeshjen që përcillte energji pozitive, por nuk munguan edhe komentet shqetësuese. Disa ndjekës vunë në dyshim nëse bëhej fjalë për flokët e saj natyralë apo për një paruke, duke e lidhur këtë me trajtimin e saj të mëparshëm ndaj kancerit.

Foto/ Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa

Ky ndryshim i madh ka hapur debat: për një pjesë është një rikthim i fuqishëm i Kate me një imazh të freskët e tërheqës, ndërsa për të tjerë ngre pikëpyetje për shëndetin dhe gjendjen e saj aktuale./K.C/dritare.net