Na ndiqni edhe në

Sport

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, nuk kemi më shpresa për Botëror

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, nuk kemi më shpresa

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Tekniku i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat përpara këtij dueli, nga i cili kërkohet fitorja.

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë. Është më e vështirë. Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh dhe të kalojmë te lista e dytë e Kombëtares. Duhet të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi dhe ne besojmë te ata.


Sa i përket situatës me Adrian Bajrami, ne e kemi plotësuar listën e pritjes dhe nuk kemi pasur ndonjë reagim. Pas reagimit për shtyp, kur nxorëm listën e plotë të 23 lojtarëve, prapë nuk kishte ndonjë ndryshim. Dy ditë më pas dikush na telefoni nga Federata dhe na tha që Adrian Bajrami zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën. Fola 30 minuta me të. Kjo gjë ndodh kudo në botë. Edhe me Brazilin, kishte lojtarë që zgjidhnin Italinë dhe jo Brazilin.

Kur punon në një ekip Kombëtar, ndodh që disa lojtarë të dëmtohen. Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur, Kacurri, Shpendi, Çokaj. Kanë ardhur ta shijojnë Kombëtaren dhe ndihen krenar për këtë. Janë dy ndeshje të ndryshme. Një miqësore dhe një e rëndësishme për rezultat. Unë nuk besoj në miqësore, sepse duhet të përgatitemi mirë për fitore. Është një ndeshje e rëndësishme. Pas ndeshjes së nesërme, do të mendojmë për 11-shen që do të hedhim në fushë me Letoninë.

Kemi të bashkuar me ekipin dhe portierin Simon Simoni, i cili zëvendëson Elhan Kastratin. Ai erdhi dhe u bë pjesë e grumbullimit, bëri një stërvitje dhe nuk ishte në 100% të tij. Prandaj thirrëm Simon Simonin dhe ne besojmë shumë te ai.

Broja është mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që është e rëndësishme për të që duhet btë vijojë të luajë. Është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të futet në fushë, të ndihmojë skuadrën, të fitojë eksperiencë. Ka ndryshuar në 15 ditët e fundit. Akoma jeton në Angli, por ka ndryshuar mentalitet. Po bëhet shumë mirë. Nuk ka asnjë problem fizik, momentalisht është shumë mirë.

Është ndeshje e rëndësishme, ju a thashë më parë. Jemi mësuar me presionin, madje dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në ndeshje të tilla duhet të përballesh. Duhet të luash mirë. E dimë që nuk kemi asnjë shans tjetër nëse marrim një rezultat të ndryshëm nga fitorja./TCH