Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të ndodhë me PD-në tani në shtator. Belind Këlliçi zbulon skenarët!

Çfarë do të ndodhë me PD-në tani në shtator.

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Belind Këlliçi ka dhënë detaje mbi aksionin politik të ardhshëm të Partisë Demokratike.

“Aksioni politik i ardhshëm i PD-së do të fokusohet fillimisht në disa çështje të brendshme. Do të kemi mbledhje të forumeve të larta të partisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Duhet të formatohet grupi parlamentar dhe të merren vendime politike për qasjen ndaj parlamentit. Pra, do të duhet të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike dhe këshilli i grupit parlamentar për të diskutuar për qasjen që do të ketë PD-ja në parlament, në institucione,” – u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se, duke qenë se do të merren këto vendime, do të duhet të presin një javë ose 10 ditë për të parë qasjen që do të ketë partia në jetën parlamentare.

“Pastaj, a do të ketë aksione politike në rrugë, në terren, në parlament, me protesta ose greva, kjo mbetet për t’u parë. E gjithë kjo diktohet edhe nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it, që do të dalë për 2-3 javë. Pra, fokusi 100% do të mbetet te qasja në parlament dhe demontimi i problemeve zgjedhore,” – deklaroi Këlliçi./K.C/dritare.net