
Trump kërcënon Putinin: Nëse s’jemi të kënaqur, do të...
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukrainë.
Nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha:
“Ai e di ku qëndroj unë. Ai do të marrë një vendim, dhe ne ose do të jemi të kënaqur ose të pakënaqur. Dhe nëse jemi të pakënaqur, shumë gjëra do të shihni duke ndodhur."
Deklarata e tij u interpretua si një kërcënim i fshehtë për Moskën.
I pyetur mbi mungesën e hapave konkrete ndaj Rusisë, Trump reagoi i acaruar, duke kujtuar sanksionet e vendosura ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse:
“A e quani këtë mosveprim? Kjo i ka kushtuar Rusisë qindra miliarda dollarë. Dhe unë nuk kam bërë ende fazën e dytë apo të tretë,” tha presidenti, duke nënkuptuar masa të tjera ndëshkuese.
Megjithatë, pavarësisht kërcënimeve, administrata Trump ka qenë deri tani hezuese për të vendosur sanksione më të forta, ndërsa përpiqet të mbajë hapur rrugën për një marrëveshje paqeje me Rusinë./K.C/dritare.net

















