Na ndiqni edhe në

Bota

Arrestohet Britney Spears

Arrestohet Britney Spears

Ylli i popit, Britney Spears, u arrestua sot nga California Highway Patrol në Kaliforni, nën dyshimin e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Spears u lirua në orët e para të mëngjesit dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Ventura më 4 maj. Përfaqësuesit e saj thanë se ky ishte një incident i pakëndshëm dhe Spears do të ndjekë ligjin, duke marrë gjithashtu mbështetjen e nevojshme gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Ylli i popit ka një karrierë të pasur me hite si Toxic, …Baby One More Time dhe Gimme More, dhe ishte nën konservatorship për 13 vite deri në 2021-shin./K.C/dritare.net