Pas sherrit Balla-Bardhi, opozita braktis sallën e Kuvendit
Dritare.net

PS kaloi në votim pas sherrit mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë, opozita braktisi sallën.
Situata në Kuvend degradoi në një përplasje të ashpër mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe opozitës. Ngjarja ndodhi gjatë fjalës së kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, në foltoren e Kuvendit.
Sherri shpërtheu pas deklaratës së Ballës: “Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t'ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”. Fjalët e tij nxiten reagime të ashpra nga deputetët demokratë, të cilët u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren.
“Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet të thotë një deputet nga opozita, duke i drejtuar fjalët Ballës.
Seanca u ndërpre ndërkohë që tensioni u rrit dhe u regjistruan përplasje fizike mes Klevis Balliu dhe Ballës në sallë. Sekretariati i Etikës ka njoftuar se do të marrë pamjet filmike dhe audion për të dhënë një qëndrim zyrtar./K.C/dritare.net



