Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensione në Kuvend/ Demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

Tensione në Kuvend/  Demokratët i afrohen Ballës në foltore,

Tensione janë shënuar gjatë seancës së sotme parlamentare, teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke mbajtur fjalën.

Një deklaratë e tij ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetëve demokratë të pranishëm në sallë.

“Realisht nuk kishim një numër tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, u shpreh Balla nga foltorja.

Kjo frazë solli fillimisht reagimin e deputetit Gazmend Bardhi, ndërsa më pas disa deputetë të opozitës u drejtuan drejt foltores, duke rritur tensionin në sallë.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës ndërhyri Garda e Republikës, e cila u vendos pranë foltores për të krijuar një kordon sigurie./K.C/dritare.net