Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, momenti i sherrit mes Balliut e Ballës!

Video/ Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, momenti i

Situata në Kuvend ka degraduar në një përplasje të ashpër mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe opozitës. Ngjarja ndodhi gjatë fjalës së kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, në foltoren e Kuvendit.

Sherri shpërtheu pas deklaratës së Ballës: “Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t'ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”. Fjalët e tij nxiten reagime të ashpra nga deputetët demokratë, të cilët u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren.

“Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet të thotë një deputet nga opozita, duke i drejtuar fjalët Ballës.

Seanca u ndërpre ndërkohë që tensioni u rrit dhe u regjistruan përplasje fizike mes Klevis Balliu dhe Ballës në sallë. Sekretariati i Etikës ka njoftuar se do të marrë pamjet filmike dhe audion për të dhënë një qëndrim zyrtar./K.C./dritare.net