Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për ty kemi numrin 0900!/ Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi nëse ndihet e fyer!

Për ty kemi numrin 0900!/ Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi

Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, në fjalën e tij ka sqaruar se përmendja e numrit 900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi. Balla tha se bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.

"Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer",- tha Balla./K.C/dritare.net