Kosovë, ngërçi me zgjedhjen e presidentit të ri, Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin
E Premte 6 Mars 2026, 08:08
Dritare.net

Presidentja Vjosa Osmani po mban një konferencë për shtyp lidhur me dështimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.
Ajo njofton shpërndarjen e Parlamentit duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.03.) dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit, në mungesë kuorumi të deputetëve, duke bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpresë seancën që në nisje të saj.
Vetëm 66 deputetë të shumicës parlamentare morën pjesë në seancë, e cila nga ana tjetër u bojkotua tërësisht nga partitë politike opozitare./L.F-dritare.net